Hoti: A paska Asociacion?! Mashtruesit, të pabesët NULL NULL 22.03.2023 22:53 22.03.2023 22:53 Avdullah Hoti Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, në të cilën ka thënë se në planin evropian përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Hoti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se rreth çështjes së asociacionit ekzekutivi ka mashtruar të tjerët. “A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”, ka shkruar Hoti. Pas deklaratës së Kurtit, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka dalur me një sqarim në të cilin thotë se shefi i tij, i pari i qeverisë, ka thënë diçka të zakonshme, meqë thekson se është përgjigjur për përmbajtjen e plotë të propozimit evropian. ”Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë