“Hortikultura” ia heq bërllokun Prishtinës pas grevës së “Pastrimit” NULL NULL 14.03.2023 23:44 14.03.2023 23:44 Mbeturinat në Prishtinë. Foto: Arkiv Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Hortikultura” janë duke e bërë pastrimin e kryeqytetit nga mbeturinat. Rama tha se mbeturinat po mblidhen dhe të gjitha hapësirat e kontejnerëve po pastrohen me ujë. Në lidhje me ndihmën që Komuna e Prishtinës po e merr nga punëtorët e “Hortikulturës”, ka reaguar edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili tha se komuna do të vazhdojë shërbimin. ” Në bashkëpunim me ndërmarrjen “Hortikultura” dhe operatorët e mirëmbajtjes rrugore, të cilët e shfrytëzojë rastin që ti falënderojë, që kanë shprehur vullnet e gatishmëri, që bashkë ta kalojmë këtë situatë, po vazhdojmë të bëjmë maksimumin për të grumbulluar mbeturinat dhe pastruar me ujë të gjitha lokacionet e kontejnerëve për mbeturina”, është shprehur Musliu, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” janë në grevë, pasi janë duke kërkuar paga më të larta. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë