Homazhet për heronjtë: Nderohen dëshmorët e 40 fshatrave të Pejës (VIDEO) NULL NULL 05.05.2026 20:42 05.05.2026 20:42 Në Ditën e Dëshmorëve, në Pejë u mbajtën homazhe në qendër të qytetit dhe në dhjetëra fshatra, për të nderuar të rënët për liri. Familjarë, si nipi i Sali Çekajt, ndanë kujtime nga periudha e luftës, duke rikujtuar sakrificat dhe vuajtjet e asaj kohe. Aktivitetet përkujtimore u përmbyllën me një akademi solemne në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla”, me pjesëmarrjen e familjarëve, qytetarëve dhe figurave publike.