Holandë: Me patentë-shofer fals, arrestohet “Boris Johnsoni” ukrainas NULL NULL 02.05.2023 08:05 02.05.2023 08:05 Një 35 vjeçar ukrainas është arrestuar në Holandë. Ai është kapur i dehur pasi i kishte rënë me veturë shtyllë së dritave. Por, ajo se çka gjeti policia ishte krejtësisht e pazakonshme. Gjatë kontrollit, organet e rendit gjetën një patentë-shofer fals, i cili ishte në emrin e ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson. Siç raportojnë mediat ngjarja ndodhi në qytetin e Groningenit, përcjell Klankosova.tv Patenta kishte edhe datën e saktë të lindjes së ish-kryeministrit e po ashtu edhe foton e tij. Dokumenti supozohet se ishte lëshuar në vitin 2019-të dhe skadonte në vitin 3000. Ukrainasi kishte refuzuar ta tregonte identitetin dhe tij. 35-vjeçari gjithashtu kishte refuzuar që ta bënte testin e alkoolit/Klankosova.tv Arrestohet 35-vjeçari ukrainas, kapen me patentë-shofer fals Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.