Holanda me një këmbë afër Botërorit NULL NULL 13.09.2025 21:35 13.09.2025 21:35 Holanda ka shënuar një fitore të thellë ndaj Finlandës me rezultat 4-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Golat për “Tulipanët” u realizuan nga Donyell Malen, Virgil van Dijk, Memphis Depay dhe Cody Gakpo. Holandezët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, duke treguar forcë në sulm dhe siguri në mbrojtje. Kjo fitore e çon Holandën më afër kualifikimit, duke forcuar pozitën në Grupin G.