Hodhi flamurin dhe plisin në bërllok, arsimtari lirohet nga akuza për nxitje të urrejtjes NULL NULL 10.02.2026 09:13 10.02.2026 09:13 Është liruar nga akuza për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit, ish-mësimdhënësi i shkollës “Xhemajl Mustafa”, Muhamet Hajredinaj. Ai dyshohet se hodhi flamurin kombëtar në shportën e mbeturinave, më 27 nëntor të vitit 2024, në pushimin pesëminutësh mes orës së parë dhe të dytë, raporton Klankosova.tv. Në Gjykatë, sot u mor vendimi për këtë rast. Më poshtë gjeni kronikën e gazetarit Kastriot Tahiri, e përgatitur javë më parë: