Hodgson: Allin e Ings, shumë të talentuar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hodgson: Allin e Ings, shumë të talentuar

NULL NULL
01/10/2015
Shefi i Tre Luanëve ka mbështetur të riun e Tottenhamit dhe bashkëlojtarin e tij, duke shprehur besimin se ata do të shkëlqejnë në vijim.

Roy Hodgson e ka përshkruar Dele Allin si “talent të jashtëzakonshëm” pasi e ftoi të riun për t’u paraqitur me kombëtaren.

Mesfushori 19 vjeçar muajin e shkuar debutoi për seleksionin U-21, por është lavdëruar dhe shpërblyer për formën e treguar nga Mauricio Pochettino.

Edhe sulmuesi i Liverpoolit, Danny Ings, është ftuar në kombëtare, pas disa paraqitjeve të mira me skuadrën, por jashtë u la bashkëlojtari i tij Daniel Sturridge, megjithëse shënoi dy golat e fitores ndaj Aston Villas.

“Dannyn e kemi përcjellë qëkur ka luajtur për seleksionin U-21 dhe kjo do të jetë mundësi e mirë për të”.

“Dele është ende i ri, por jemi shumë të kënaqur me atë që kemi parë. Ai është talent i madh”.

“Mendoj se Sturridge ende duhet të koncentrohet në paraqitjet e tij me Liverpoolin. Shpresoj ta kemi në përfaqësuese muajin tjetër”.