Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hodaj: Pas vizitës së UEFA-s dhe FIFA-s, shpejt do të licencohet FFK-ja (VIDEO)

NULL NULL
18.04.2023 00:02
Taulant Hodaj

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka thënë se pas vizitës së delegacionit të përbërë nga UEFA dhe FIFA, shumë shpejt do të licencohet FFK-ja.

Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova,  ai ka shtuar se UEFA dhe FIFA e kanë për obligim që ta mbikëqyrin këtë proces.

“FFK-ja është një anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA. Ka ardhur një delegacion i përbashkët. Ata kanë ardhur për të biseduar me të gjithë akterët e kyçur në futbollin e Kosovës për të ndihmuar”.

“Vështirësi janë këto sfidat e fundit që po ballafaqohemi nga klubet, federata, raporti i licencimit e kështu me radhë”.

Tutje, Hodaj e vlerëson këtë vizitë si shumë konstruktive, duke shtuar se gjërat do të shkojnë mirë tash e tutje.

“Ne kërkojmë që të ketë një proces transparent dhe fer. Federata veçse i ka përmbushur kriteret. Tani pritet që edhe klubet, është çështje orësh që do t’i plotësojnë”.

“Ata e kanë përgjegjësi që të mbikëqyrin se çka po ndodh me anëtarin e saj. Ata i kanë marrë të gjitha faktet dhe provat, ata do ta monitorojnë procesin e licencimit dhe pas javëve në vijim, besoj se do të dalin me një raport të tyrin”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.