Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historike: Banorja e BBVK transferohet në formatin e njëjtë në Itali (VIDEO)

NULL NULL
02.12.2025 20:43

Mbrëmjen e së hënës, dritat e spektaklit BBVK u ndezën më fort se kurrë.

Publiku italian, por edhe ai shqiptar, tashmë me entuziazëm po e prisnin të shfaqej një moment i veçantë.

Dhe ai ndodhi. Për herë të parë, dyert e shtëpisë më të famshme në mbarë Evropën, Grande Fratello, u hapën për një shqiptare, banoren simpatike të Big Brother Vip Kosova 4.

Ky sukses enorm bëri histori në televizionet shqiptare që kumboi edhe ndërkombëtarisht. Prandaj, edhe nuk u kursyen edhe lëvdatat për shtëpinë më të famshme në vend.

E sa do të rrijë Dolce në Vëllain e Madh italian mbetet mister, por ajo që tashmë dihet është pëlqimi i publikut për Londrimin, që u zgjodh edhe banori më i preferuar.

Gjatë këtij televotimi që u hap gjatë spektaklit, Hygerta rezultoi të jetë më pak e pëlqyera deri tash në këtë pikë të garës.

E gjatë këtij prime, një moment interesant ishte edhe takimi i Tonyet me babanë e tij. Ky i kërkoi të birit haptazi që t’i rrijë sa më larg Bia Khalifas. Veçse kjo e fundit këtë s’e priti bash mirë.

Këto ishin vetëm disa nga dinamikat e Prime të pestë, një natë e mbushur me përplasje dhe debate të forta ndërmjet nysave të kësaj shtëpie, ndërkohë që edhe kësaj here arriti të thyejë rekorde shikueshmërie vetëm brenda 24-orëve.

lajme të ngjashme