Historiani: LDK ka kompleks ndaj luftës, ja pse nuk u bë monumenti i Adem Jasharit (VIDEO) NULL NULL 12.03.2025 12:56 12.03.2025 12:56 Azdren Shala, historian, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pasur një qëndrim të dyshimtë ndaj Luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas tij, i cili foli në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se kjo parti ka udhëhequr Prishtinën deri në vitin 2013, dhe është përgjegjëse për mosvënien e shtatores së Adem Jasharit, duke theksuar se nuk është çështje neglizhence, por një kompleks ndaj luftës. “LDK-ja pas luftës ka tentuar të ndryshojë historinë dhe të zhvlerësojë disi UÇK-në dhe pastaj edhe familjen Jashari”. Ata e udhëhoqën Prishtinën deri në 2013, kështu që përgjegjësinë më të madhe e ka LDK”. Nuk është mungesë neglizhence ose paaftësi organizimi, sepse kur është fjala për monumentet, ata vendosën përmendore për Rugovën, me të drejtë, por nuk e kanë menduar asnjëherë të vendosin një për Adem Jasharin”. E gjithë kjo është për shkak të kompleksit që kanë ndaj asaj lufte”, tha, Shala, transmeton Klankosova.tv. Ndiq detajet, në videon vijuese: