Historiani Buxhovi: Kosovës i mungon Rugova (VIDEO) NULL NULL 29.06.2025 07:54 29.06.2025 07:54 Historiani Jusuf Buxhovi Të shtunën në emisionin “Info Magazine”, historiani Jusuf Buxhovi deklaroi se figura e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova mungon dukshëm në Kosovë. Ai shtoi se Kosova tani nuk ka një figurë unifikuese si Rugova, transmeton Klankosova.tv. “Gjithsesi mungon Rugova, mungesa e tij është shumë më e dukshme. Spektri politik i Kosovës sot po shihet prej sjelljes së këtyre tre apo katër muajve se më nuk e kanë interesin e shtetit, e kanë interesin për pushtet të vetit, dhe pushteti i tyre mund të shikohet se prodhon interesa personale, të klaneve, të grupeve dhe të oligarkëve, e të tjera”. “Andaj, po të ishte një figurë politike dhe unifikuese si Rugova nuk do të kishim këtë gjendje, por për fat të keq ne sot e kemi. Po i kthehem asaj që e thotë Gjergj Fishta: ‘Shqiptarët po sillen si pleshtat’. Faktikisht, ajo logjika e parlamentit të Kosovës dhe e spektrit politikë është logjikë e pleshtave. Kjo do t’i kushtojë Kosovës shumë, ashtu ka filluar t’i kushtojë sepse ne prej një vendi që kishim aleatë të cilët kanë hedhur bomba, tani kemi sanksione”, ka thënë Buxhovi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.