Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historianët e Deçanit protestojnë kundër vendimit të Kushtetueses

NULL NULL
06.06.2016 09:25

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan ka bërë të ditur se me 16 qershor do të protestohet në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me pronat e Ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” që i janë dhënë Manastirit të Deçanit.

Të njëjtit e konsiderojnë këtë vendim si antikushtetues dhe bëjnë thirrje që të tërhiqet.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i benë thirrje publike tri gjykatësve shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, Gresa Caka-Nimani si dhe gjykatësit Altay Suroy, që të tërheqin nënshkrimet nga Aktgjykimi Nr.943/16, i cili është vendim anti kushtetues dhe i bazuar në vendimet e kohës se masave të dhunshme. Ne vlerësojmë se vendimi i kushtetueses është marrë në presion e faktorit ndërkombëtare dhe atij vendore, andaj me tërheqjen e nënshkrimeve të gjykatësve Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, Gresa Caka-Nimani si dhe gjykatësit Altay Suroy, është një dëshmi se ata janë kundër legjitimit të vendimeve të kohës se Milliosheviqit” thuhet në komunikatën e tyre, transmeton Klan Kosova.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan kanë përsëritur edhe një herë se “vendimi i kushtetueses i bazuar në ligjet e kohës se masave të dhunshme është në kundërshtim me vullnetin e gjithë qytetarëve të Komunës se Deçanit”.

Kjo protestë është  thirrur nga Kryetari i Komunës se Deçanit ,Rasim Selmanaj dhe Komisioni Komunal i ngritur nga Kuvendi i Komunës së Deçanit.

 

 

lajme të ngjashme