Historianët: Beteja e Kosovës ishte më 15, e jo më 28 qershor (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 20:22 20.06.2025 20:22 Pamje gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan, Prishtinë. Foto: Kossev Mblidhen çdo 28 qershor në Gazimestan të Prishtinës. E me plot krenari mburren qysh paraardhësit e tyre i dolën përballë Perandorisë Osmane, e madje edhe ia vranë Sulltan Muratin, raporton Klan Kosova. Por, këtë version të serbëve për Betejën e Kosovës, po e hedhin poshtë historianët shqiptarë, tani në përvjetorin 636 të saj. Sipas tyre, nuk qëndron data që e përmend Beogradi. Në simpoziumin e organizuar nga shoqata “Kufijtë e Arbërit” potencuan pretendimet e Serbisë për ta përvetësuar këtë betejë si të tyren. Edhe një tjetër historian ritheksoi qasjen e Kishës Ortodokse Serbe karshi kësaj ngjarjeje. Kjo betejë u zhvillua midis forcave të krishtera të Ballkanit dhe Evropës në njërën anë dhe në anën tjetër forcave të Perandorisë Osmane. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025