Historia rrëqethëse e gruas që ishte punësuar t’i shërbente Hitlerit NULL NULL 15.04.2016 09:50 15.04.2016 09:50 Çdo kafshatë e saja mund të kishte qenë e fundit. Dhe kur e përfundonte ushqimin nga pjata që i ishte servirur pranë, 25 vjeçarja Margot Wolk dhe kolegia e saj shpërthenin në lot, për shkak se ishin mirënjohëse që ishin ende gjallë. Margot wolk nuk ishte Naziste, por ajo ishte njëra ndër 15 gratë e punësuara nga rojtarët e Adolf Hitlerit të quajtura “Wolf’s Liar”, gjatë luftës së Dytë Botërore. Puna e saj ishte të shijonte ushqimin e liderit të nazistëve, para se ai ta hante, që të sigurohej se nuk ishte i helmuar. Ajo është e vetmja që ka mbijetuar. Të gjithë koleget e saja ishin grumbulluar e ishin ekzekutuar nga Ushtria e Kuqe në Janar të vitit 1945. Tani një grua e brishtë 95 vjeçare, Margot Wolk i ka tejkaluar ndjenjat e turpit dhe e ka thyer heshtjen mbi të kaluarën e saj kur punonte si “shijuesja” e ushqimit të Hitlerit, dujke e treguar historinë e saj për një televizion Gjerman. “Ushqimi ishte gjithmonë vegjetarian”, ka thënë ajo për televizionin nga Berlini RBB. “Konstant kishte thashetheme se britanikët po përpiqeshin ta helmonin Hitlerin. Ai nuk hante kurrë mish. Na jepnin oriz, speca, bizele dhe lulelakër”, thotë ajo. “Disa nga vajzat shpërthenin në lot kur fillonin të hanin për shkak se ishin shumë të frikësuara. Na duhet ta hanim të tërë pjatën. Më pas duhet të prisnim një orë për të parë nëse kishte ndonjë efekt ushqimi dhe gjatë tërë kësaj kohë, ishim tmerrësisht të frikësuara se do të sëmureshim. E më pas qanim sepse ishim të gëzuara që shpëtuam”. Ajo e ka treguar historinë e saj në të njëjtin apartament në Berlin, ku edhe kishte lindur në vitin 1917. Ajo ishte e bija e një punonjësi të hekurudhave gjermane, dhe kishte shijuar një rini të bukur kishte pasur shoqe herreje derisa nazistët erdhën në pushtet në vitin 1933. Wolk ishte bërë shijuese ushqimi aksidentalisht. E larguar nga apartamenti i saj në Berlin në vitin 1941, ajo dhe burri i saj Karl, ishin rekrutuar në ushtri. Ajo më pas ishte zhvendosur në qytetin Parczew në Poloni, rreth 400 milje në lindje të Berlinit. Qyteti kishte rastisur të jetë shumë afër me selinë e gardës “Wolf Liar” të Hitlerit. E më pas, ata e kishin detyruar të bëhej shijuese ushqimi. Për cdo ditë, ato me autobus shkonin në një ndërtesë shkolle, ku iu duhej ta provonin ushqimin e nazistit. “Siguria ishte aq e madhe, sa kurrë nuk e kam parë Hitlerin personalisht. Vetëm një herë e kam parë qenin e tij, Blondi’n”. Edhe pse siguria ishte shumë e madhe një natë ajo ishte përdhunuar nga një zyrtar. Në maj të vitit 1945, Berlini ishte pushtuar nga ushtria ruse, mirëpo horrori nuk kishte përfunduar për Margot Wolk. “Ne provuam që të visheshim sikur plaka që të fshiheshim, mirëpo rusët nga zbuluan dhe na morën mua e shoqet e mia”, kujton ajo. “Na i prenë fustanet dhe na dërguan në dhomat e ambulancës. Atje na mbajtën e na përdhunuan për 14 ditë. Ishte vetë ferri në tokë. Ankthi s’më ka kaluar kurrë”. Ëolk nuk ishte më e aftë të bëjë fëmijë. “Gjithmonë kam dashur të kem një vajzë. Kur u bëra 50 vjeçare, thosha: sikur të kisha një vajzë, ajo tani do t’i kishte 25 vjet. Por fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi kurrë”, thotë ajo. Më pas një oficer britanik i kishte ndihmuar ta rimerrte veten. Ai ishte kthyer në Angli pas luftës dhe i kishte kërkuar asaj që të shkonte me të. Mirëpo ajo i kishte thënë se donte të priste për bashkëshortin e saj Karl, nëse ai ishte ende gjallë. Në vitin 1946, Karl u paraqit në derën e saj. Ai ishte liruar nga një burg sovjetik, peshonte 45 kilogramë dhe ishte i tëri në fasha e mezi njihej fillimisht. Cifti kishte provuar të bënte një jetë normale, por lufta i kishte shkatërruar aq suhmë ata të dy saqë nuk ia dolën dot. Ata u ndanë. Karl ka vdekur 24 vjet më parë, ndërta Margot që nga ajo kohë jeton vetëm e me kujtimet e saj.