Historia përsëritet për Ramush Haradinajn (VIDEO) NULL NULL 19.07.2019 20:16 19.07.2019 20:16 Ishte 8 marsi i vitit 2005 kur dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi ishte ftuar nga Tribunali i Hagës. Por, Ramush Haradinajt po i përsëritet historia edhe 14 vjet më vonë. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po duhet ta lë sërish postin e shefit të qeverisë, veçse kësaj radhe po ftohet nga një gjykatë e re e cila po ashtu e ka selinë në Hagë. Në fakt, kjo i bie të jetë hera e tretë që Haradinaj ftohet nga drejtësia ndërkombëtare të japë llogari për kohën e luftës. Derisa më 3 prill 2008 trupi gjykues e shpalli të pafajshëm, Haradinaj nga Tribunali Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi ishte thirrur edhe njëherë në vitin 2011. Kronikë e zgjeruar nga Vullnet Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë