Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historia e padëgjuar e Bajrush Dodës: Nga vuajtjet deri tek vdekja, djali tij i rrëfen të gjitha (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2025 13:46

Besart Doda, djali i rapsodit të njohur shqiptar, Bajrush Doda, ka qenë mysafiri i radhës në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova.

Ai rrëfeu vështirësitë dhe trysninë që i ati i tij, i pati si pasojë e këngëve të tij patriotike.

Doda, ndër tjerash shpalosi sesi shkaku i atyre vargjeve, familja e rapsodit u detyra të largoheshin nga Kosova, pasi Serbia kishte nisur procedurat ligjore gjatë viteve të 90-ta ndaj Bajrush Dodës.

“Ka pasë shumë vështirësi, shkaku i një kënge që e ka këndu në një fshat, është aktivizu Gjykata Supreme e Serbisë, meqenëse Serbia vendosi që mos ta gjykojë në Kosovë dhe hapi gjyqin supreme në Beograd.  Dhe një mik i babait, ka qenë prokuror i ndjerë Isa Gjoci i ka thënë që ta lëshojë Kosovën”, tha ai.

Si rezultat, Doda njoftoi se u larguan nga Kosova dhe shkuan në Zvicër, ku qëndruan për një kohë. Më pas, ishin nisur drejt Meksikës, për të shkuar në Amerikë.

“Aty kemi bërë 3 muaj rrugë, për të arritur deri atje. Dhe ia arritëm falë bashkëatdhetarëve që kanë qenë këtu (në Amerikë) dhe që e kanë dashtë babën, na kanë ndihmuar shumë “, shtoi tutje Doda.Por nga ajo periudhë mbaj mend shumë vështirësi, siç është frika kur po na ndalin, kur po na kthejnë në Kosovë, ku po na nxojnë, e kemi kaluar kufirin do të thotë nëpër bagazhe të veturave, e gjithë familja.  Do të thotë vërtetë shumë e rëndë për ne. Babai ishte shumë i dëshpëruar”

Megjithatë, Besarti bëri të ditur se përkundër vështirësive, ata megjithatë ia dolën dhe krijuan një jetë të re në New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.