Hisen Berisha thotë se nuk shkoi në PDK për çështje inatesh NULL NULL 15.09.2019 23:57 15.09.2019 23:57 Ish komandanti i FARK-ut Hisen Berisha, mohoi t’i jetë bashkuar PDK-së për çështje inatesh. Berisha në Analiza Zgjedhore tha se nuk ka hatërmbetje me LDK-në, pasi kjo e fundit nuk e futi në listën zgjedhore. “Unë nuk ngutem në gjykime. Në PDK jam futur kur kemi bërë një analizë të madhe dhe kemi ardhur në përfundim se është një subjekt me të cilin mund të realizojmë qëllimet. Në PDK nuk kam kaluar për shkaqe inatesh”. “Misioni im përmes inkuadrimit në politikë është unifikimi i faktorit politik për shtetin”. Berisha ripërsëriti se nuk e ka refuzuar LDK-në, mirëpo nuk ishte i përfshirë në listë. “Nuk kam hatërmbetje. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ditur ta vlerësojë Hisen Berishën. Mirëpo, i ftoj të gjithë le ta gjejnë ndonjë deklaratë time se unë paskam refuzuar dhe le ta tregojnë”. “Unë e vlerësoj shumë dhe nuk e kam penguar aspak iniciativën e vendasve të mi”. Sa i përket partisë që iu bashkua para disa ditësh, Berisha thotë se ka shënuar një kthesë dhe se më nuk ka, siç i quajti ai, “elefantë të mëdhenj”. “Kadri Veseli ka krijuar një besim, e ka shndërruar politikën në besim edhe në raport me mua që kam qenë njeriu më pak i bindshëm”. Hisen Berisha: LDK nuk më përfshiu në listë (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025