Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hiqen telat me gjemba, KFOR me kordon mbron Lulzim Hetemin në Leposaviq (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 09.06.2023 20:20

Në qendrën e Leposaviqit telat gjemborë tashmë janë larguar dhe tubuar në disa vende.

Mirëpo, kordoni i sigurisë vazhdon të jetë para objektit komunal, në të cilën perimetër qëndron dhe vëzhgon KFOR-i.

Njësia speciale nuk u pa as në hyrje të komunës, mirëpo autoblindat e saj qëndrojnë prapa objektit të komunës, të paktën deri pas orës 13:00.

Qytetarët e komunës më veriore në vend tashmë kanë hyrë në javën e dytë të cilët po protestojnë dhe po e kundërshtojnë praninë e njësisë speciale dhe  kryetarin e ri, Lulzim Hetemi, për të cilën ende nuk dihet se a ka dalë nga komuna apo po e vazhdon karanatimin.

Të njëjtin televizioni e ka kontaktuar disa herë gjatë ditës, por pa marrë asnjë përgjigje.

Megjithëkëtë, protesta dhe situata është e qetë dhe rekreacioni ka zënë vend që disa ditë tek protestuesit, ku vajza e gara serbe luajnë volejboll edhe gjatë kësaj të premte, shumë të tjerë ditën dhe formën e protestës e kalojnë në kafiteri.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme