Hillary dhe Bill Clinton shënojnë 47 vjetorin e martesës (FOTO) NULL NULL 11.10.2022 15:49 11.10.2022 15:49 Hillary Clinton dhe Bill Clinton sot shënojnë 47-vjetorin e martesës së tyre. Këtë e bëri të ditur ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook. “47 vjet! Gëzuar përvjetorin, Bill”, ka shkruar ajo. Hillary dhe Bill Clinton shënojnë 47 vjetorin e martesës Kujtojmë se Hillary Clinton ka shërbyer si Sekretare e Shtetit Amerikan nga viti 2009 deri në vitin 2013 nën administratën e presidentit Barack Obama. Ndërsa Bill Clinton ka shërbyer si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001. Për t’u informuar më shumë se pse çifti Clinton është i dashur për Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm. Urime Ditëlindjen President Bill Clinton! klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.