Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hilary Duff flet pas konfrontimit me fotografin: Bëj çdo gjë për të mbrojtur fëmijët e mi

NULL NULL
01.03.2020 20:00

Aktorja e njohur, Hilary Duff, ka thënë se do të bënte çdo gjë për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve të saj, transmeton Klan Kosova.

Ajo kështu u deklarua në emisionin The Talk , ku u sqarua për një konflikt që pati më një fotograf i cili i fotografonte djalin e saj shtat vjeçar, Luca Cruz, derisa ishte duke luajtur futboll me miqtë e tij.

“ E dini që ka ditë kur jam e ngopur nga paparacit, por ka ditë edhe kur i injoroj”.

“Në të shumtën e rasteve ata janë të sjellshëm ndaj meje. Unë kurrë nuk e dënoj atë, por ka ligje që thonë se ata mund ta bëjnë këtë”.

Duff tha se derisa loja zhvillohej shumë prindër bënin pyetje se me kë ishte ai njeri, në atë moment ajo e kuptoi që ky ishte një paparaci që kishte fotografuar djalin e saj.

“Unë e ndjeva se është përgjegjësia ime t’i them të largohet dhe të lirojë hapësirën”.

“Kjo nuk ishte e mire nga ana ime, por unë do të bëjë çdo gjë të mbrojë fëmijët e mi”,ka  thënë Duff.

lajme të ngjashme