“Hije qiellore” ekspozita që eksploron identitetin, historinë dhe tregimet kulturore përmes artit NULL NULL 19.03.2025 15:16 19.03.2025 15:16 Artistja e talentuar, Ulpiana Kurtaj, do të hap ekspozitën e saj “Hije qiellore” në kuadër të Muajit të Grave Kosovare, në Europe House Prishtinë. Në ekspozitën e kuruar nga Shkamb Jaka dhe Laureta Hajrullahu, do të paraqiten punimet e artistes që eksplorojnë identitetin, historinë dhe tregimet kulturore përmes artit të saj. Ulpiana Kurtaj është e njohur kryesisht për portretet e saj të fuqishme bardh e zi. Vizatimet dhe pikturat e saj na sfidojnë, ndërsa njëkohësisht paraqesin imazhe të një bukurie klasike. Veprat e artit të zgjedhura për ekspozitën “Hije Qiellore” mbartin një thellësi dashurie dhe besimi të ndërsjellë, të pandashme nga imazhi. Puna e saj madhështore nxjerr në pah dashurinë e saj për subjektin dhe obsesionin e saj me dritën dhe mungesën e saj. Hapja e ekspozitës bëhet sonte me 19 mars nga ora 19:00, ndërsa pas hapjes do të ketë bisedë me Ulpiana Kurtaj.