Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hidhet mjet shpërthyes afër ish-komunës ilegale në Leposaviq

NULL NULL
31.08.2024 10:14
LAJMI I FUNDIT
Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish-komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes.

Në njoftimin e policisë thuhet se nuk ka të lënduar, derisa sipas tyre, hetimet për rastin janë duke vazhduar, përcjell Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë”.

“Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin. Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme