Hiddink: Drogba duhet të bëhet trajner NULL NULL 30.12.2015 15:00 30.12.2015 15:00 Shefi i stolit të Chelsea ka zbuluar dëshirën për ta kthyer në Stamoford Bridge legjendën e skuadrës, për të punuar me lojtarët. Guus Hiddink ka thënë se Didier Droga do të zhvlerësohej nëse do të bëhej ambasador dhe ka treguar se e do në stafin e trajnerëve. Drogba që tani është me Montreal Impact në MLS, është një nga legjendat e Bluve dhe Hiddink ka treguar dëshirë të madhe për ta kthyer. “Disa ditë më parë, para ndeshjes me Sunderlandin m’u kujtua rëndësia e tij”. “Ai është legjendë e Chelsea, por për momentin është tek Montreal”. “Varet nga lojtari, por mendoj që ai e meriton mundësinë për të qenë në stafin e trajnerëve”. “Kështu do të ishte më mirë sesa si ambasador”.