Hezitimi për të marrë vaksinën rrezikon luftën e Indisë kundër COVID-19 NULL NULL 21.06.2021 09:15 21.06.2021 09:15 Në disa fshatra të Indisë, njerëzit po hezitojnë që të marrin vaksinën kundër koronavirusit. Kur një ekip i punonjësve shëndetësor shkoi në Uttar Pradesh për t’i vaksinuar banorët atje, ata mbyllën dyert e shtëpive që të mos e lejonin të ndodh një gjë e tillë. Njëri nga banorët i quajtur Kol u shpreh i bindur se nuk do të pranojë ta marrë vaksinën, raporton AP, transmeton Klan Kosova. “Më parë do të preferoja të vdisja sesa të vaksinohem”, tha ai. Gjatë muajve prill dhe maj pati rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi në Indi dhe pritej që ulja e tyre të bëhej me anë të vaksinimit. Duke filluar nga e hëna, çdo i rritur në Indi do të ketë të drejtë të vaksinohet. Megjithatë ka ende hezitim për vaksinim, e kjo për shkak të keqinformimit, veçanërisht në zonat rurale ku jetojnë dy të tretat e gati 1.4 miliard e popullsisë së vendit, transmeton Klankosova.tv.