Hezbollahu njofton se nuk do të përfshihet në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit NULL NULL 23.06.2025 17:22 23.06.2025 17:22 Udhëheqësi i Hezbollahut në Liban, Naim Kassem ka lënë të kuptohet se grupi nuk do të përfshihet në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit për momentin. Kassem thotë se grupi i tij është gati të mbështesë çdo vendim të marrë nga shteti libanez për të detyruar Izraelin të ndalojë luftën. Në komentet për gazetën Al-Ahad të botuara të hënën, ai tha se sulmet ndaj Iranit “do të kenë një kosto të lartë” pasi i gjithë rajoni është në rrezik dhe thotë se kërcënimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, janë një “akt i lig dhe një shenjë dobësie”, njofton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv Irani është një mbështetës i madh financiar dhe ushtarak i Hezbollahut dhe grupi shkëmbente zjarr pothuajse çdo ditë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza deri në arritjen e një armëpushimi në nëntor 2024. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Befason Besnik Tahiri: Po të isha deputet do ta votoja Albulena Haxhiun (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën, AAK-ja në pikë të natës i ka tetë përqind 4 minuta më parë
Kosova Bllokada në Kuvend pasojë e një vendimi të gabuar kushtetues, 500 milionë euro dëm edhe për komunat (VIDEO) 9 minuta më parë