Hetuesit rusë thonë se kanë hapur çështje hetimi pas vdekjes së Navalnyt NULL NULL 16.02.2024 13:03 16.02.2024 13:03 Alexey Navalny Komiteti hetimor i Rusisë ka thënë se ka hapur rast për vdekjen e Alexei Navalnyt në burg. “Departamenti Hetimor i Komitetit Hetues të Rusisë… ka organizuar një kontroll procedural për vdekjen e A A Navalny në koloninë korrektuese nr. 3. Në procedurën e përcaktuar me ligj, kryhen një sërë masash hetimore dhe operative, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një deklaratë, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Qeveritë ndërkombëtare dhe OJQ-të thonë se komiteti hetues rus merr urdhrat e tij nga Kremlini.