Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hetimet ndaj ministrit: “Qeveri” e VV me Pecin, gozhdojnë prokurorinë (VIDEO)

NULL NULL
28.05.2025 22:28

Hetuesit kthyen llupën kah Faton Peci, e kolegët e tij shënjestrën kah prokuroria.

Bastisja e së martës në Ministrinë e Bujqësisë, e intervistimi i shefit të saj nga organet e drejtësisë, vuri në aksion qeveritarët tjerë.

Donika Gërvalla që edhe drejtimin e partisë e ndanë me Pecin, veprimin e Prokurorisë Speciale për hetimin e dhënies në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore, e quajti edhe inskenim e madje edhe hakmarrje të kryeprokurorit, Blerim Isufaj.

Ministri në detyrë u mbrojt e lavdërua edhe nga kryeministri në largim, e anëtarë tjerë të tashëm në ekzekutiv.
Por, krejt ky aktivizim po vlerësohet se u bë me një synim.

Reagimet e tilla, Miftaraj, konsideron se dëmtojnë procesin e hetimit, e që ministrant e kësaj qeverie nuk është se u trajtuan ndryshe nga tjerët.

Të pa arsyeshme reagimet kundër organeve të drejtësisë, i quajtën edhe në partinë e dytë sipas votave.

Nga PDK, Tahiri, për akuzat nga partia “Guxo” se prokurori që po e heton rastin e Pecit, ka qenë pjesë e këtij subjekti, tha se po dëgjon për herë të parë, por që lidhje mes Admir Shalës e këtyre nuk ka.

Pas intervistimit disa orësh, Ministri në detyrë i Bujqësisë, u lajmërua me një shkrim, ku veç shprehu mirënjohje për afro 134 mijë votuesit e tij, derisa për pafajësinë e tij, tha se janë dëshmitarë 30 mijë fermerë të mbështetur, si edhe Zoti, që sipas tij, është edhe mbi qiellin e tokës dhe popullit të Kosovës.

Për disa raste që janë në hetim, ministrat e Kurti 2, u morën në pyetje, derisa vet kreu i ekzekutivit nuk pranoi asnjëherë të dëshmoj, përkundër ftesave që të paraqitet për çeshtjen e rezervave shtetërore, e madje edhe një urdhri gjykate për t’u përgjigjur në to.

lajme të ngjashme