Hetim vdekjeje në Istog NULL NULL 22.05.2023 09:47 22.05.2023 09:47 Të dielën në Istog një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore për një burrë në gjendje të rëndë shëndetësore, vdekja e së cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar. “Ankuesja femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që viktima mashkull kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. “Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia policore si dhe një autoambulancë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”. Po të dielën, në Klinë është raportuar për një rast ku familjarët e kanë dërguar një person për tretman mjekësor, mirëpo mjeku e ka konstatuar se ai ka vdekur. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar për tretman mjekësor me ç’rast nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”.