Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hetim Special për Azem Sylën

NULL NULL
29.05.2016 11:34

Për të martën në Pallatin e Drejtësisë është thirrur një seancë e mundësisë së veçantë hetuese në rastin e tjetërsimit të pronave, ku të dyshuar janë 52 persona, ndër ta edhe Azem Syla, deputet i PDK-së.

 Me kërkesë të prokurorit i cili është duke e hetuar rastin, për të martën në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është thirrur një seancë e mundësisë së veçantë hetuese në rastin e tjetërsimit të pronave shoqërore, ku të dyshuar janë 52 persona, ndër ta edhe Azem Syla, deputet i PDK-së dhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Sylës dhe Ukës para disa ditësh u është vazhduar paraburgimi edhe për nga tre muaj nga gjyqtarja e procedurës paraprake në Prishtinë.

Kallxo.com caktimin e mundësisë së veçantë hetuese e konfirmon nga njoftimi i EULEX-it, ku shihet se për të martën është paraparë të mbahet kjo seancë.

Azem Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla dhe Lubisha Vujoviq ishin arrestuar në fund të prillit të këtij viti pas një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.