Hetim i veçantë për Azem Sylën NULL NULL 01.06.2016 08:12 01.06.2016 08:12 Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, dhe të dyshuarit tjerë që akuzohen për tjetërsim të pronave shoqërore kanë marrë pjesë të martën në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës për t’ia kumtuar atij dhe mbrojtjes procedurat gjyqësore që duhen ndjekur në vazhdim. Në këtë seancë preliminare, të thirrur nga gjyqtarja e procedurës paraprake mbi një hetim të veçantë, ishte paraparë që të merren në pyetje dy dëshmitarët e mbrojtur, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ky hetim i veçantë do t’i ketë 23 seanca gjyqësore, ku do të merren në pyetje dy dëshmitarët e mbrojtur, të cilët mund të mos jenë të pranishëm në shqyrtimin kryesor dhe dëshmia e dhënë në këto seanca konsiderohet pastaj si e dhënë në seancat gjyqësore. Avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë se gjatë seancës ka qenë e paraparë të merren në pyetje dy dëshmitarë të mbrojtur, mirëpo marrja në pyetje e këtyre dëshmitarëve është paraparë që të ndodhë më 9 qershor nëpërmjet një videolinku. “Kjo ka qenë seanca e ftuar nga gjyqtarja e seancës paraprake, ku ka qenë e paraparë të merren dëshmitarë në pyetje, gjë që nuk ka ndodhur sepse gjyqtarja na ka njoftuar vetëm me procedurën e ardhshme, sipas së cilave do të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur përmes videolinkut. Për këtë hetim të veçantë janë caktuar 23 seanca, por marrja në pyetje përmes videolinkut do të jetë në këtë procedurë të veçantë hetimore, do të jetë vetëm për dy dëshmitarë”, ka thënë avokati Gashi. Ndërkaq Haxhi Millaku, avokat mbrojtës i Ilaz Sylës, i cili është njëri ndër 52 të dyshuarit në këtë rast, ka thënë se gjatë kësaj seance i ka kërkuar gjyqtares që atyre t’u jepen të gjitha materialet parapenale. Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025