Hernandez: Van Gaal s’më deshi tek Unitedi NULL NULL 15.12.2015 16:51 15.12.2015 16:51 Meksikani ka shkëlqyer që nga transferimi i tij tek skuadra gjermane, ndërsa ka treguar se shefi i Unitedit nuk e ka pasur ndërmend ta mbaj atë këtë sezon. Javier Hernandez e ka pranuar që nuk ka dashur të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë, por ka thënë se largimi i tij është vulosur pasi Louis van Gaali i ka thënë se “ka një përqind mundësi” që ai të luajë tek Djajtë. Meksikani kaloi tek Bayer Leverkuseni në gusht dhe që atëherë ka shkëlqyer duke shënuar 17 gola në 20 paraqitje. Unitedi është kritikuar për mungesën e fuqisë sulmuese këtë edicion, por Hernandez ka thënë se holandezi nuk e deshi në Old Trafford. “Nuk doja që të largohesha, por doja më shumë kohë në fushë. Van Gaal më tha që ai i ka sulmuesit që i duhen dhe që mund të rrija apo të largohesha”. “Bordi më tha që mund të huazohesha tek Manchesteri dhe ky nuk ishte vendim i vështirë”. “Pastaj u ktheva tek Untiedi. Fillova të kemi mundësitë e mia, por një ditë Van Gaal më tha që ka një për qind mundësi që të luaj. Ndaj kalova tek Bayeri”. “Që nga transferimi këtu kam pasur vetëbesim dhe ndjehem i rëndësishëm këtu”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025