Heqja e akcizës, lehtësim nga shtrenjtimi i naftës (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 08.06.2022 20:35 nga Flamur Gajtani 08.06.2022 20:35 Çmimi i naftës shënoi shifër rekord të mërkurën në Kosovë. 1.82 për litër nafte e 1.84 për benzinë pagoi çdo kosovarë që u furnizua me këto karburante. Nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve po kërkojnë që të hiqet akciza për lëndët djegëse ndërsa këtë kërkesë e kanë edhe në LDK si opozitë. Pas situatës së krijuar ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se është duke u bërë gati vendimi i ri për rregullimin e çmimeve të naftës.