Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Heq hundën dhe veshët që të duket si dragua (Foto)

NULL NULL
06.04.2016 11:47

Një ish bankiere i është nënshtruar operacioneve drastike, në mënyrë që të duket si një kafshë mitike.

55 vjeçarja Eva Tiamat Medusa, e ka tërë fytyrën të vizatuar me tatuazhe, gjuhën e formësuar si pirun dhe një numër të procedurave të dhimbshme në të kaluarën, duke përfshirë edhe heqjen e hundës, veshëve, nxjerrjen e dhëmbëve dhe ngjyrosjen e syve, transmeton Klan Kosova.

 

94659633_restricted-Tiamat-2-large_trans++qCADj9j4kuFL52jgmeVZyqSUfeVhyRkJV7a6rnVwfEc

Ajo e quan veten Tiamat – emri i dragoit në video-lojë.

Tiamat e mendon veten si kafshë mitike dhe i pëlqen të jetë e njohur si Zonja Dragua.

Në faqen e saj të internetit ajo shkruan: “Unë jam Gruaja Dragua. Jam në procesin e transformimit për t’u shndërruar në një dragua njerëzore, meqë e kam ndryshuar edhe pamjen fizike edhe psiqike, duke e lënë prapa gjithë jetën time njerëzore”.

Tiamat po ashtu posedon edhe fansa të shumtë në Facebook, dhe shpesh flet për veten në Youtube.

“Nuk me intereson se çfarë thonë njerëzit për mua ose për pikëpamjet e mia, dhe nëse do të me duhet, do t’i sfidoj të gjithë dhe qëndroj e vetme kundër botës, por asnjëherë nuk do të bëj ndonjë kompromis me integritetin tim”, ka shkruar ajo në Facebook.

94659641_restricted-Tiamat-3-large_trans++g0QhGUrJBLC1cMiJLC7a77sJ765bnmEG9aNDh56IzSE

lajme të ngjashme