Hëngrën breshkë deti, vdesin tre persona e 32 shtrihen në spital NULL NULL 02.12.2024 14:38 02.12.2024 14:38 Breshka e detit, foto ilustruese Tre persona kanë vdekur dhe të paktën 32 janë shtruar në spital në Filipine pasi hëngrën një breshkë deti të gatuar e të zier. Dhjetëra njerëz indigjenë të Teduray raportuan simptoma të tilla si diarre, të vjella dhe spazma barku që kur hëngrën gjellën javën e kaluar në një qytet bregdetar në provincën Maguindanao del Norte, thanë zyrtarët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa është e paligjshme gjuetia ose konsumimi i breshkave të detit sipas ligjeve të Filipineve për mbrojtjen e mjedisit, krijesat detare ende hahen si një delikatesë tradicionale në disa komunitete.