Hendbollistët kosovarë duke u përgatitur për t’u kualifikuar në botëror NULL NULL 28.12.2019 17:15 28.12.2019 17:15 Për të tjerët mund të jetë periudhë festash e pushimi, por hendbollistët kosovarë janë në vlugun e përgatitjeve për paraqitje në kualifikimet për kampionat botëror. Të shtunën (sot) vazhdojnë stërvitjet nën urdhrat e selektorit Taip Ramadani, transmeton Klan Kosova. “Të premten jemi mbledhur një grup lojtarësh i Kombëtares. Pas vitit të ri na bashkohen të tjerët dhe do të jemi gati për ndeshjet në Itali. Synimet gjithnjë janë të japim maksimumin dhe shpresojmë në kualifikimin e mëtejmë”, ka thënë Deniz Terziqi. klankosova.tv