Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hendboll, ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

NULL NULL
10.04.2023 14:49

Trepça – Prishtina dhe Rahoveci – Besa Famgas janë gjysmëfinalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Shorti është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Shortin e ka tërhequr komisari i garave, Isak Osmani.

Turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll do të zhvillohet me 6 e 7 maj. Vendi do të përcaktohet ndërkohë.

Ndeshjet gjysmëfinale pritet të jenë të forta dhe me rivalitet. Të gjitha katër skuadrat synojnë vend në finale dhe kanë pretendime në këtë edicion.

lajme të ngjashme