Hendboll: Kosova përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Ukrainës NULL NULL 10.03.2025 10:01 10.03.2025 10:01 Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mbledhur të dielën për t’i zhvilluar përgatitjet për sfidën vendimtare që pritet të zhvillohet të enjten në Prishtinë, kundër Ukrainës. Stërvitja u zhvillua nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, derisa grupi i hendbollistëve do të kompletohet sot. Sipas njoftimit të lëshuar dje nga Federata, stërvitja nuk ishte me ngarkesë të madhe për shkak të angazhimit të të gjithë lojtarëve në ditët e kaluara. “Tri ditët e ardhshme do të shfrytëzohen maksimalisht që të enjten nga ora 20:15, Kombëtarja të jetë në formën më të mirë të mundshme. Ndeshja me Ukrainën zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse djemtë tanë presin përkrahje të madhe nga tribunat për të realizuar së bashku synimin e madh”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Ndeshja i takon fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026.