Hendboll, Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve NULL NULL 06.03.2023 16:37 06.03.2023 16:37 Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë. Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bosnjë e Hercegovinën, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15. Sipas Jupës, motivi te lojtarët është shumë i madh. “Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që përballë kemi një Kombëtare cilësore, por edhe ne kemi cilësi e tashmë edhe përvojë. Përkushtimi është maksimal, ndërsa synimi dihet – fitorja. Presim që të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish dhe që përkrahja nga tribunat të jetë e madhe. Premtojmë që përkrahjen do ta shpërblejmë me angazhim maksimal dhe lojë të mirë”, ka theksuar Jupa për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Ndeshja Kosova – Bosnja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.