Helmimi masiv në Bulqizë, dalin rezultatet e analizave të ujit të pijshëm NULL NULL 08.07.2024 21:02 08.07.2024 21:02 Foto ilustruese. Helmimi që çoi 100 persona në spital në Bulqizë duket se nuk ka qenë për shkak të ujit të pijshëm. Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë ka publikuar rezultatet e analizave të ujit të marra në disa vende të ndryshme, transmeton klankosova.tv. Nga raporti i këtij institucioni sipas Lapsi, thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike. Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim.