Heldt: Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë s’është lajm i mirë NULL NULL 15/04/2020 15/04/2020 Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, ka thënë se të gjithë duhet të tregohen të përgjegjshëm duke respektuar masat e marra për parandalim të përhapjes së Koronavirusit. “Vendet evropiane po kalojnë nëpër një kohë sfidash e me izolim sikur gjithkund nëpër botë”. “Distancimi social ka treguar se ka funksionuar, edhe në Gjermani. Rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë s’është lajm i mirë”, ka thënë ai përmes Twitter, transmeton Klan Kosova. “Secili mund të tregohet i përgjegjshëm duke zbatuar masat e sigurisë”.
Lajme Durrës: 10 vjeçari nga Polonia në gjendje të rëndë, ra nga kati i tretë i hotelit 2 minuta më parë
Lajme Deputeti rus e kërcënon gazetarin gjerman: Do t'ju vrasim të gjithëve (VIDEO) 12 minuta më parë