Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Heidi Klum anulon ahengun e Haloween 2021 – Ja arsyeja

NULL NULL
12.07.2021 17:33

Heidi Klum edhe këtë vit nuk po e organizon festën e saj vjetore të Halloween.

Supermodelja 48-vjeçare zbuloi arsyen pse ajo ka vendosur të anulojë festën e saj këtë vit.

Heidi tha se ndihej “e pandjeshme” për të pritur ngjarjen teksa pandemia COVID-19 është ende në mesin tonë.

“Me gjithçka që ndodh në botë tani, unë ndjehem sikur është ende herët për mua të ndihem në rregull duke bërë një festë. Kështu që nuk do ta bëj edhe këtë vit. Ashtu si vitin e kaluar, ndihem sikur është e pandjeshme nga unë për ta bërë”, tha Heidi për TooFab.

lajme të ngjashme