Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri: Spitali i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë që janë të prekur nga COVID-19

NULL NULL
21.11.2020 21:51
Lutfi Haziri, LDK
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në Spitalin e Përgjithshëm të këtij qyteti ka numër të lartë të pacientëve që trajtohen për COVID-19.

“Fatkeqësisht katër bashkëqytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Ngushëllimet me të sinqerta familjeve të tyre. Gjatë ditës u konfirmuan edhe 29 raste të reja pozitive, por lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për rezultat”.

“Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë COVID-19 pozitivë, derisa tri ekipet e QKMF-së, brenda 24 orëve të fundit, i ka realizuar 72 vizita shëndetësore në shtëpitë e të prekurve”.

“Apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve”.

“Gjendja e përgjithshme e përballjes me COVID-19 është si vijon: numri i testimeve është 6236, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona, 1701 të shëruar, 580 raste aktive, 68 të vdekur dhe 76 pacientë në hospitalizim”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.