Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses NULL NULL 03.07.2025 18:22 03.07.2025 18:22 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit, thotë që nuk ndryshohet standardi dhe as agjenta që e ka vendosur legjislatura e tetë. Sipas Hazirit, kurrkush nuk po mund ta gjejë atë që e po e thotë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në lidhje me votimin e fshehtë. “Tash është një rregull i ri. Nuk mundet cështjet politike t’i zgjidh Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese përfaqëson institucionin e pavarur, kredibilitetin e saj, që ka nxjerr vendime për të rrëzuar president, për të ndërruar president, për të rrëzuar qeveri dhe është respektuar”. “Kurrkush nuk po mundet ta gjejë atë që po e thotë Kurti. Për herë të parë, partia e parë e zgjedhjeve të 9 shkurtit po e sfidon autoritetin, kredibilitetin, vendimmarrjen e Gjykatës Kushteteuse”, tha Haziri në “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Tutje, ai u shpreh se moszbatimi i një aktvendimi të Gjykatës Kushteteuse po ndodhë për herë të parë në Kosovë, teksa shtoi se Kurti s’po i lë deputetët ta ushtrojnë mandatin e tyre. “Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për herë të parë po ndodhë në Kosovë. Nuk ka pasur vendim që nuk është zbatuar. Kurti i ka sfiduar partitë politike, deputetët. Unë nuk po mund ta ushtrojë mandatin tim”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025