Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri: Opozita duhet të dialogojë

NULL NULL
29.10.2015 23:41

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për problemet politike në mes qeverisë dhe opozitës, është shprehur se dialogu duhet të shqyrtohet si alternativë për të zgjidhur krizën që e ka kapluar Kosovën që kur u nënshkruan marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe e me Malin e Zi për demarkacionin.

“Kryeministri është konstruktiv dhe ka racionalitet në politikë. Atij duhet t’i jepet mundësi dhe hapësirë ta tregojë këtë konstruktivitet. Opozita duhet ta shfrytëzojë dialogun si opsion për zgjidhje”, ka thënë Lutfi Haziri, gjatë një interviste direkte gjatë emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.