Haziri: Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet t’ia sigurojë ‘pasulin’ ushtrisë NULL NULL 13.10.2024 13:51 13.10.2024 13:51 Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet t’ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet. Për këtë, Haziri fajtor e lë kryeministrin Albin Kurti, njofton Klankosova.tv. “Me u mundu të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçka krejt tjetër. E ka kthyer krejt prapë. Është një njeri që e ka kundërshtuar dhe 17 shkurtin, e ai sot po e izolon si kryeministër, po ia shkakton dhimbjen më të madhe. Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia garantojë pasulin ushtrisë”, u shpreh Haziri. “Ministri Maqedonci ka imunitet, është i përgatitur, dhe mendoj se po bëhet goditje ndaj tij”, u shpreh Haziri sa i përket ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.