Haziri: Nga e hëna fillojnë masat lehtësuese dhe puna në disa sektorë NULL NULL 02.05.2020 23:42 02.05.2020 23:42 Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se të hënën do të fillohet me masa lehtësuese pasi sonte nuk doli asnjë rast pozitiv nga kjo komunë dhe pati disa të shëruar. Ai ka thënë se ende nuk duhet lejuar grumbullimet e njerëzve teksa ka treguar se në disa sektorë do të kthehet puna, njofton Klan Kosova. “#Dita51. Gjilani dhe Anamorava e morën lajmin e mirë sonte. Asnjë rast pozitiv me #Covid19 dhe disa të shëruar. Faleminderit të gjithëve për angazhim, qytetarët për lojalitet dhe bashkëpunim. Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuese, por me kujdes të shtuar. Vetizolim, distancim social, pa mysafirë e miq edhe për një kohë”. “I kthehemi punës në disa sektorë, por me masa mbrojtëse. Ende kemi punë për ta mposhtur #Covid19. I kemi 20 qytetarë pozitivë në vetizolim, 3 në spital, derisa 2, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë. Pra, mos harroni. #rriNshpi”.