Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së (VIDEO)

NULL NULL
12.11.2024 22:41
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se nga partia të cilës ai i përket, kanë dalë 13 subjekte politike përgjatë historisë së saj.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se vetëm nga “kuvendi i karrigeve” i vitit 2007, nga LDK-ja kanë dalë tri subjekte të mëdha politike.

“Nga LDK-ja kanë dalë tri subjekte të mëdha politike në atë kohë (2007), që kanë hyrë në Kuvend. Ka dalë komplet LDD-ja dhe AKR-ja. Nga LDK-ja, për 25 vjet kanë dalë 13 subjekte politike”.

Për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Haziri tha se e ka bazën nga transformimi dhe demilitarizimi i UÇK-së.

“PDK-në duhet parë në rrafshin e transformimit dhe demilitarizimit të UÇK-së. Baza e PDK-së është transformim i strukturave të UÇK-së që janë LPK, të organizuara në ilegalitet. Shumica prej tyre një dekadë ia kanë dhënë LDK-së, një PDK-së dhe një dekadë LPK-së, por kohën më të madhe e kanë kaluar nëpër burgje si të dënuar politikë”, deklaroi Haziri.

Ndërkaq, për Vetëvendosjen, ai tha se aty gjenden të pakënaqurit e PDK-së.

“Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së, që kanë origjinën politike nga grupet ilegale të majta”, u shpreh Haziri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.