Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haziri në Kanada, flet për zhvillimin ekonomik të Gjilanit

NULL NULL
18.12.2015 11:18

Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Alberta të Kanadasë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar kryetarin e Calgary, Naheed Nenshi, si dhe është pritur në një takim pune nga zëvendës presidentja e Agjensisë per Zhvillim Ekonomik të Calgary-it, Gillian McCormack dhe drejtoresha ekzekutive e Qendres Globale të Biznesit, Bonnie Nunnari.

Me kryetarin Nenshi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në mes dy qyteteve dhe qeverive lokale përkatëse.

I pari i Gjilanit u sigurua nga kryetari Nenshi se ai dhe qeveria e tij janë të gatshme për të përkrahur ngritjen e kapaciteteve zhvillimore ne Gjilan.

Ndërsa, në takimin me McCormack dhe Nunnari u diskutuan përvojat e tyre ne atraktimin e investimeve të huaja si dhe mënyrat e bashkëpunimit.

Kreu i Gjilanit dhe përfaqesueset e sektorit të zhvillimit ekonomik në Calgary, u pajtuan që Gjilani mund të kthehet në një qendër rajonale të zhvillimit ekonomik dhe për këtë do të përdoren edhe strategjitë e suksesshme të implementuara në Calgary deri më tani, transmeton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.