Haziri: Moslejimi i dasmave është politikë e gabuar NULL NULL 13.07.2020 23:57 13.07.2020 23:57 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se masat e reja të vendosura nga qeveria nuk janë aspak popullore. Ai në një prononcim për Dukagjini tha se burimi më i madh i infeksionit janë kontaktet e punës. “Natën më së paku ka pasur qarkullime të njerëzve”. “Unë mendoj se moslejimi i dasmave është politikë e gabuar”. Megjithatë, Haziri shtoi se qytetarët nuk duhet nënvlerësuar situatën me pandeminë dhe u shpreh i shqetësuar që ka prej tyre të cilët nuk po besojnë se koronavirusi ekziston. I pari i Gjilanit po ashtu deklaroi se Kosova ka një ligj për emergjencat civile dhe se sipas tij vetëm Ministria e Punëve të Brendshme po e zbaton dhe jo institucionet tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.