Haziri: Falë Kurtit, marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin u përkeqësuan (VIDEO) NULL NULL 27.12.2025 23:23 27.12.2025 23:23 Lufti Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se falë Albin Kurtit, marrëdhëniet me Brukselin dhe Uashingtonin janë përkeqësuar. Ai në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova theksoi se si parti e kanë ruajtur komunikimin me aleatët. “S ‘kisha besuar se për së gjallë timin, në këtë moshë unë e përjetoj që Kosova me pasë marrëdhënie të kushtëzuara me Brukselin dhe Uashingtonin. Ne kemi pasë marrëdhënie në mirëbesim dhe shpeshherë kemi pasë dallime, natyrisht të ndryshme, por jo me u lënduar”. “Kurrë nuk ka ndodhur që prej vitit 1989, çkado që SHBA-ja, Shtëpia e Bardhë, i ka premtuar Kosovës që nuk e ka mbajtur fjalën, kurrë nuk ka ndodhur, vetëm kohën është dashur me prit për me e ndërtuar momentumin”. Ai ka përmendur edhe dialogun strategjik të pezulluar nga ana e Amerikës si dhe raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian. “Tash e kemi dialogun strategjik të suspenduar, marrëdhëniet me BE-në janë të kryqëzuara, perspektiva evropiane është e mbyllur, është mjegull”, deklaroi mes tjerash Haziri, njofton Klankosova.tv